Kapiteni Mavraj: Ne jemi shqiptarë dhe kemi vetëbesim, jam gati për të luajtur 90 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2018 | 19:28

Kapiteni Mavraj: Ne jemi shqiptarë dhe kemi vetëbesim, jam gati për të luajtur 90 minuta

Kapiteni i Kombëtares, Mërgim Mavraj, doli sot në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin Panuçi, ku foli për përballjen e nesërme ndaj Izraelit.

Mavraj

“Është një ndjesi e veçantë për mua të qenurit kapiten. I shikon gjërat më me kujdes në stërvitje. Trajneri bisedon ndryshe me ty, detyrat janë ndryshe. Mundohem që të kontribuoj në të mirën e skuadrës. Jam gati për të luajtur 90 minuta dhe për të kontribuar për më të mirën. Izraeli ndryshuar shumë nga hera e parë kur luajtëm. Skuadra e tyre është rritur. Janë më të fortë, shfaqen me mirë. Fitorja me Skocinë do t’iu japë vetëbesim. Do të jetë më e vështirë për ne. Nëse do të luajmë me shumë vetëbesim, besoj se do të fitojmë edhe nesër. Fitorja me 0 në fund, gjithmonë është mirë për ne.

Ne jemi shqiptarë kemi vetëbesim nga natyra jonë. Nuk ka nevojë për shumë kohë për t’u përshtatur. Stërvitjet në Shqipëri mjaftojnë. Klima nuk do jetë shumë ndryshe dhe nuk do të na pengojë fare”, u shpreh Mavraj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"