Kapiteni Lorik Cana thumbon Francën: Pse dua Gjermaninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2015 | 15:57

Kapiteni Lorik Cana thumbon Francën: Pse dua Gjermaninë

cana1 (1)

Lorik Cana thumbon Francën dhe thotë se Shqipëria nuk do të shkojë në kampionatin europian për të qëndruar duarkryq.

Kapiteni kuqezi ka dhënë një  intervistë për “RMC”, gjatë të cilës tregon ambiciet e Kombëtares shqiptare.

Lorik, çfarë skuadrash doni  që të keni përballë në EURO  2016?

Në fazën finale të Europianit nuk ka skuadra të lehta, sepse të gjitha janë shumë të forta dhe duhen shmangur. Spanja është shumë e fortë dhe  mund të na hapte probleme të  shumta. Do të më pëlqente që të  luanim kundër Anglisë, Gjermanisë dhe Italisë.

Shqipëria ka bërë shumë  progres në këto vitet e fundit  deri sa arriti kualifikimin… 

Kemi arritur diçka jashtëzakonshme me kualifikimin në Europian. E arritëm për herë  të parë në historinë e futbollit. Do të ketë shumë tifozë të pranishëm në Francë dhe do të festojmë. Ne në fushën e lojës do  të bëjmë maksimumin për t’i  bërë sërish krenarë. I dimë limitet tona, por dimë gjithashtu edhe të vëmë në vështirësi skuadra të ndryshme.

Do të jeni në vazon e fundit dhe skuadrat me të cilat  mund të luani do të jenë më të forta. Keni frikë se edhe mungesa e eksperiencës do të jetë problem?

Do të mësojmë shumë nga nuk do të dorëzohemi pa filluar mirë kampionati. Është e Europiani. Ne kemi si përgjegjësi të prezantojmë më të mirën për vendin tonë. Kualifikimi  ishte një arritje e madhe, ndërsa tani tifozët duan që të na shohin sa më shumë kompetitivë dhe të arrijmë rezultate. Do të luajmë në mënyrën tonë, por rëndësishme që të kemi sukses. Futbollistët tanë kanë bërë hapa  në karrierën e tyre duke luajtur  në Champions, Europa Ligë, por edhe në kampionatet e tyre. Ne jemi një grup lojtarësh të  fortë dhe do të argëtohemi.

Nuk u trembeni ndeshjeve  me Francën?

Unë i dua më të mirën ekipit të Francës dhe shpresoj që të shkojë sa më larg të jetë e mundur. Për këtë fakt nuk e zgjodha ndër ekipet me të cilat  doja të luaja, sepse duhet të  na shmangin në fillim të kampionatit. (qesh).

Përgatiti: GENTJAN ALINANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"