Kapiteni Lila: Na duhen këto fitore për moral, ndaj Skënderbeut nuk hidhemi në aventurë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2018 | 19:06

Kapiteni Lila: Na duhen këto fitore për moral, ndaj Skënderbeut nuk hidhemi në aventurë

Kapiteni i Kastriotit, qendërmbrojtësi Vilson Lila, u zgjodh lojtari i ndeshjes në fitoren e krutanëve ndaj Luftëtarit, dhe në intervistën për Supersport, deklaroi se i duhen këto pikë në ndeshjet e para, të fitojnë besim.

vilson lila

E prisnit këtë fitore?

Sot kishim ardhur për një rezultat pozitiv, ata kishin marrë pjesë në Kupat e Europës. Pjesën e parë kishim vështirësi, por në të dytën, morëm një 3 pikësh që besoj se do na vlejë shumë për në vazhdim.

Përballë kundërshtarëve me më shumë eksperiencë, do e keni më të vështirë?

Është e vërtetë, ne kemi nevojë për më shumë moral. Javët e para janë të rëndësishme, që të fitojmë pikët, e mos të rrezikojmë për kategorinë. Do na vijë ekipi kampion, dhe nuk do hidhemi në aventurë. Ndaj Skënderbeut, do punojmë gjithë javës për të patur një strategji fituese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"