Kapiteni Ismailgeci me “valixhe në duar”, Tirana piketon futbollistin e Ballkanit si zëvendësues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2023 | 22:23

Kapiteni Ismailgeci me “valixhe në duar”, Tirana piketon futbollistin e Ballkanit si zëvendësues

Pas Redon Xhixhës, kampionët e Tiranës, humbasin dhe kapitenin Marsel Ismajlgeci,i cili nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti Refik Halili në një prononcim të dhënë së fundmi, ndërkohë që kryeqytetasit nuk kanë humbur kohë për të gjetur zëvendësuesin e kapitenit.

ismajlgeci

“Panorama Sport” mëson se mbrojtësi i Ballkanit, Arbër Potoku është një nga emrat e lakuar që mund të vishet bardheblu. 28-vjeçari, shikohet si alternative ideale për të plotësuar boshllëkun në krahun e majtë.

arber patoku

Patoku është në skadencë kontrate me kampionët e Ilir Dajës dhe kalimi te Tirana mund të ishte një shans ideal për të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"