Kapiteni i Vllaznisë B rrëfen kërcënimin: Mziu i Korabit tha se do na vrasë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 17, 2018 | 22:33

Kapiteni i Vllaznisë B rrëfen kërcënimin: Mziu i Korabit tha se do na vrasë

Të forta ishin reagimet e trajnerit të Vllaznisë B, Ervis Kraja, pas ndeshjes me Korabin, ku akuzoi administratorin e dibranëve, Fehmi Mziun, se lojtarit shkodran, Enes Isufi, i kishte thënë “të fus plumbin”.

enes isufi

Por, në një prononcim për “ShkodraNews”, është vetë kapiteni i Vllaznisë B, Isufi, që tregon versionin e tij të ngjarjes. “Ishin minutat e fundit të lojës dhe vazhdoi një konflikt mes lojtarëve. Gjyqtari kryesor ndëshkoi dy lojtarë me kartona të kuq. Njëri nga ekipi jonë dhe një nga lojtarët e Korabit. Aty më pas hyri në fushë administratori i Korabit, Mziu. Nga ky person, unë jam kërcënuar dhe ofenduar. Por, si një lojtar profesionist nuk rash pre e provokimeve të tij. Do ju vras dhe do ju fus plumb na tha. Fatmirësisht, unë nuk jam goditur, por dy lojtarët e tjerë të ekipit tonë po. Pra, janë goditur Tula dhe Hajdari pikërisht nga Mziu. Në këto moment, gjyqtari i takimit është tërhequr dhe erdhën policët në fushë. Gjithsesi nuk jemi ndjerë të sigurtë në ato momente. Madje, edhe lojtarët e Korabit u bën pjesë e sherrit, por nga ato kuptohet pasi fundja ishte mes lojtarësh, ngaqë ishte një lojë e luftuar që nga fillimi nga të dyja skuadrat, pasi secilës i duhej fitorja.” – shprehet Isufi.

“Gjithsesi unë nuk e mbaj mendjen aty sepse jam i ri dhe për momenti dua të luaj vetëm futboll. Më vjen keq që ndodhin këto gjëra, por të jeni të bindur se nuk ndikojnë aspak tek unë.” – e mbyll prononcimin e tij mbrojtësi 17-vjeçar i Vllaznisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"