Kapiteni i skuadrës do të operohet ditën e hënë, futbollistët e Maliqit bëjnë gjestin e mrekullueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 11:39


Kapiteni i skuadrës do të operohet ditën e hënë, futbollistët e Maliqit bëjnë gjestin e mrekullueshëm

Një ngjarje e paprecedentë u regjistrua fundjavën e shkuar, teksa kapiteni i Maliqit, u godit me grusht në nofull në sfidën ndaj Këlcyrës, nga futbollisti Çoli, teksa mbeti i shtrirë pa ndjenja në fushën e lojës.

Xaka44

Si pasoj e kësaj goditje, futbollisti i Maliqit, Arlind Xaka, duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale ditën e hënë, pasi goditja i ka ngacmuar një gjëndër të veshit dhe operiacioni është i pashmangshëm.

Kjo ndërhyrje kirurgjikale kushtor afro 2 mijë euro, teksa klubi i Maliqit ka bërë një gjest të mrekullueshëm, duke iu gjendur pranë futbollistit në këtë moment të vështirë. Të gjithë shokët e skuadrës, së bashku me drejtuesit kamë menduar të ndihmojnë Xakën, duke dhuruar një pjesë të rrogës së tyre për ndërhyrjen.

Maliqi

Ndërkohë mësohet se futbollistët dhe drejtuesit e Maliqit, janë duke bërë çmos, që të sigurojnë shumën e plotë të parave për kryerjen e operacionit, teksa kanë kërkuar ndihmën e bizneseve të zonës, si dhe të kryetarit të Bashkisë.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com