Kapiteni i Shqipërisë U-17 bën hapin e rëndësishëm në karrierë, nënshkruan për Olimpiakosin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2019 | 8:20

Kapiteni i Shqipërisë U-17 bën hapin e rëndësishëm në karrierë, nënshkruan për Olimpiakosin

Olimpiakos vazhdon që t’u besojë talenteve shqiptarë në skuadrën profesioniste. Akademia e tyre përmban shumë elementë që janë të lindur ose me origjinë nga Shqipëria. Mirëpo, gjiganti grek afron edhe futbollistë të formuar në Greqi, si Fiorin Durmishaj.

kasemi2

Së fundmi, Reinild Kasemi është një tjetër shqiptar që po hedh hapa prej profesionisti në skuadrën greke. Mesfushori, i cili është pjesë e Kombëtares U-17, ka nënshkruar një kontratë profesioniste me Olimpiakos. Kapiteni i 17-vjeçarëve të Shqipërisë, që aktualisht drejtohen nga Elvin Beqiri, ka bërë bujë në shtetin helen, teksa ka thyer edhe rekordin e Fiorin Durmishajt.

Ai ka nënshkruar kontratë 3- vjeçare, teksa aktualisht është vetëm 16 vjeç. Mesfushori ka bindur me paraqitjet e tij tek ekipet e moshave dhe do të jetë pjesë e ekipit U-19 të Olimpiakosit për t’u katapultuar në vazhdimësi tek ekipi i parë.

ΠΑΟΚ - ΟΛΥΜΠΙΑΚΟΣ  ΤΕΛΙΚΟΣ SUPERLEAGUE Κ17

Kasemi ka lindur në Naksos të Greqisë dhe po ecën në hapat e bomberit të ri që po shpërthen, Emiliano Bullari. Mesfushori kuqezi i datëlindjes 2003 iu bashkua akademisë së Olimpiakosit në vitin 2017.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"