Kapiteni i Orikut: Sezon pozitiv, nuk falim në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 12:08

Kapiteni i Orikut: Sezon pozitiv, nuk falim në shtëpi

Argent Halilaj, portieri me shumë eksperiencë dhe njëkohësisht kapiten i Orikut, për sezonin që po mbyllet ka një vlerësim pozitiv.
Halilajjj
“Në fillim të sezonit kemi pasur si objektiv të ishim në katërshen më të mirë. Pavarësisht se nuk ia dolëm për këtë, mendoj se qëndrimi pa probleme në këtë kategori është sërish një sukses, duke parë konkurrencën e fortë në Grupin B, ku ne bëjmë pjesë. Kemi përpara ndeshjen me Ilirinë në fushën tonë, ku s’mund të falim dhe synimi ynë është fitorja e radhës”, thekson portieri vlonjat.

Sipas Halilajt, ky ishte ndër sezonet më të vështira të karrierës, pasi ndërprerja e gjatë ka ndikuar në formën e futbollistëve, ndërkohë që ndeshjet pa tifozë krijojnë një pamje të trishtueshme.

ENRIKO GABAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"