Kapiteni i Liverpulit akuzon VAR-in: Ndonjëherë i përkulin vijat e pozicionit jashtë loje, i kam parë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 12:13

Kapiteni i Liverpulit akuzon VAR-in: Ndonjëherë i përkulin vijat e pozicionit jashtë loje, i kam parë…

Kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson, ka reaguar ashpër kundër VAR-it për golin e fitores 3-2 anuluar Liverpulit në derbin me Evertonin.

Capture

Mesfushori mendoi se i dhuroi fitoren skuadrës së tij në minutën e 92-të, por VAR anuloi gjithçka për një pozicion të dyshimtë jashtë loje të Manesë, duke e lënë rezultatin në “Goodison Park” 2-2.

Vendimi dukej shumë i vështirë për t’u kuptuar dhe pas ndeshjes, Henderson tha për “BT Sport”: “Duhet të jetë pozicion jashtë loje me VAR. Kjo është ajo që të gjithë duan. Mendoj se ndonjëherë ata përkulin vijat për ta bërë pozicion të parregullt.

Nuk jam i sigurt sesi e bëjnë, por e kam parë më parë. Është zhgënjyese që nuk arritëm të fitojmë. Mendoj se luajtëm shumë mirë dhe e merituam ta fitonim ndeshjen. Evertoni duhet të jetë i kënaqur me barazimin”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"