Kapiteni i Laçit flet para ndeshjes së Tiranës kundër Zvezdës: Në Beograd nuk do kishin asnjë shans

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 21, 2020 | 19:17

Kapiteni i Laçit flet para ndeshjes së Tiranës kundër Zvezdës: Në Beograd nuk do kishin asnjë shans

Tirana pasi eliminoi Dinamon e Tbilisit, tani në Champions do përballet me Cervena Zvezdën. Menjëherë mediat serbe kanë filluar të kenë interes për kampionatin shqiptar dhe po intervistojnë lojtarët serbë që luajnë në Shqipëri për të marrë sa më shumë informacion për Tiranën.

ignjatovic-laci

Lojtari i rradhës që ka folur për mediat serbe ka qenë kapiteni serb i Laçit, Aleksandër Ignjatoviç. “Nëse ata do të luanin në Beograd, Tirana nuk do të kishte asnjë shans. Cervena Zvezda është favorite, ata kanë lojtarë më të mirë dhe unë pres të kalojnë më tej. Nëse lojtarët e Zvezdës janë në nivelin e tyre, nuk duhet të ketë probleme. Krahët e Tiranës janë të shpejtë. Kobinah është i shpejtë dhe shpërthyes, ndërsa Kale është shumë teknik.

Këto të dy mund të bëjnë diferencën. Ato kanë tifozë të mirë, si Zvezda në Serbi”, përfundoi mbrojtësi serb i Laçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"