Kapiteni i Kosovës largohet nga Italia, firmos me skuadrën turke

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2018 | 17:30

Kapiteni i Kosovës largohet nga Italia, firmos me skuadrën turke

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës i ka dhënë fund aventurës disa vjeçare në kampionatin Italian për tu transferuar te skuadra e sapongjitur në Superligën turke, Rizespor. 31-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe në skuadër e pret një tjetër sulmues i Kosovës, Vedat Murriqi.

Ujkani

Mësohet se klubi i Rizespor ka paguar 3 milionë europ për kartonin e tij te Kremoneze. Një shifër e konsiderueshme për një portier si Ujkani.

Ujkani

Në të kaluarën portieri shqiptar është aktivizuar me Palermon, Novarën, Kievon, Xhenovën, Pisën dhe Kremonezen në futbollin italian si dhe  me Anderlehtin në Belgjikë.

ujkani2

Ujkani gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Shqipërisë në 20 takime dhe më pas kaloi te përfaqësuesja e Kosovës ku është aktivizuar 18 takime dhe është kapiten.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"