Kapiteni Elvis Kotorri: Nuk arrij ta besoj, turp i madh për të gjithë ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 14:40

Kapiteni Elvis Kotorri: Nuk arrij ta besoj, turp i madh për të gjithë ne

Pas ndeshjes së djeshme, kapiteni i Elbasanit, Elvis Kotorri, u shpreh:

Elvis Kotorri Elbasani

“Është një turp i madh për të gjithë. Të gjithë kanë përgjegjësitë e veta, që nga i pari deri tek i fundit. Ky qytet nuk e meritonte aspak një turpërim të tillë duke ditur se ka një numër të madh tifozësh. Nuk di çfarë të them tjetër, përveçse një turpërim historik për këtë skuadër. Të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi. Në vazhdim të shohim se çfarë do të ndodhë me ekipin.

Ne si lojtarë bëmë gjithçka në fushën e lojës duke luftuar deri në fund. Nuk ishte e thënë që të shpëtonim. Më vjen shumë keq, është një gjë që ende nuk po arrij ta besoj”, u shpreh shumë i zhgënjyer kapiteni Kotorri. Për herë të parë, ekipi verdheblu ra në Kategorinë e Dytë (praktikisht e Treta). Klubi, që ka bërë histori në futbollin shqiptar, përfundon në pikën më të ulët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"