Kapiteni dhe trajneri izraelit optimistë: Kemi ardhur për 3 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2018 | 19:53

Kapiteni dhe trajneri izraelit optimistë: Kemi ardhur për 3 pikë

Trajneri i Izraelit Andreas Herzog ka dalë përpara mediave dhe është shfaqur mjaft optimist për ndeshjen e ditës së nesërme. Ai do të debutojë në ndeshjen e parë zyrtare me izraelitët. Shqipëria dhe Izraeli do të përballen ditën e nesërme në 20:45 në “Elbasan Arena”.

411486_TS_03-09-18_3814643973_

“Kemi punuar shumë dhe shpresojmë që çdo gjë të shkojë sipas planit. Skuadra duket në gjendje të mirë dhe jam shumë i emocionuar. Nuk duhet harruar që jemi në një kompedicion të ri dhe çdo skuadër ka mundësitë e saj. Është ndeshje e vështirë për tu fituar, do të kemi disa të rinj që do të luajnë”, u shpreh Herzog.

Kur u pyet se kë zgjidhte si kundërshtar më të fortë mes Skocisë dhe Shqipërisë Herzog u tregua diplomat. “Skocia dhe Shqipëria janë 2 skuadra të ndryshme. Shqipëria ka kualitet, edhe pse ka humbur në 2 miqësoret e fundit, nesër do të jetë një ndeshje tjetër. Nuk e mendojmë Skocinë por dueht të shfrytëzojmë shanset që do të kemi me Shqipërinë.”, përfundoi trajenri.

Ndërkohë kapiteni Birras Natkho u shpreh i lumtur për shiritin, por theksoi se duhet të japin më të mirën për të fituar në vendin tonë. “Do të ndjekim me vëmendje udhëzimet e trajnerit dhe do të shfyrtëzojmë gabimet. Dimë çdo pikë të fortë dhe të dobët të Shqipërisë, pa emra të përveçëm. Jemi këtu për 3 pikë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën”, u shpreh kapiteni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"