Kapiteni Arapi: Ta “vrasim” frikën te Teuta, mëkat nëse goli është… i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2019 | 13:48

Kapiteni Arapi: Ta “vrasim” frikën te Teuta, mëkat nëse goli është… i rregullt

Renato Arapi ishte protagonist dje, shpërdori një rast që mund të sillte fitoren dhe iu anulua një gol për pozicion jashtë loje. 

bandicam 2019-09-14 16-12-43-413

Kapiteni komenton për “Panorama Sport” këto dy episode dhe evidenton se ka ardhur koha që Teuta ta “vrasë” frikën.

“Kundërshtari kishte organizim të mirë loje, por nëse do të ishim treguar më kërkues dhe më të saktë në fazën ofensive dhe finalizim, rezultati do të ishte ndryshe. Gjithsesi, nuk është rezultat i keq. Bëmë një ndeshje të mirë, por terreni ishte pak i keq dhe na e vështirësoi qarkullimin e topin. Duhej të shënoja në të 7-ën minutë, por nuk ishte e shkruar. Ekipi ka nevojë për më shumë guxim dhe të vrasë frikën, për të goditur në portën kundërshtarë. Mendoj se kemi kohë të rregullojmë gabimet. Në kampionat duhen pikët, nuk ka justifikime.

Goli i anuluar? Nuk di çfarë të them, pasi s’e kam parë, por mendoj se ndoshta pozicioni ishte milimetrik. Nëse do të jetë i rregullt, atëherë do të ishte… mëkat”, tha qendërmbrojtësi i durrsakëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"