Kapiten dhe goleador, Interi është i Lautaros/ As Xheko e as Lukaku, “veterani” i sulmit është 25-vjeçari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 7, 2023 | 22:14

Kapiten dhe goleador, Interi është i Lautaros/ As Xheko e as Lukaku, “veterani” i sulmit është 25-vjeçari

U duk se kulmi i Lauta ro Martinezit gjatë këtij sezoni ishte Botërori i fituar në dhjetor, por argjentinasi e ka nisur në mënyrë të çmendur këtë vit të ri kalendarik me Interin e tij. Sulmuesi vendosi derbin me rrjetën e tij dhe konfirmoi se po kalon një moment të artë, që në Milanon zikaltër shpresojnë të zgjasë sa më shumë.

Lautaro Martinez5

Me rrjetën që i dërgoi në shtatë golat e shënuar të tij në derbi, “Demi” jo vetëm veshi mbrëmjen zikaltër, por i dha një goditje të rëndë “Djallit”. Kuqezinjtë gjenden tani – 5 pikë në renditje dhe jashtë zonës “Champions”, ndërkohë që argjentinasi u ka dhuruar një tjetër zhgënjim francezëve Zhiru e Hernandez pas finales së Botërorit të 18 dhjetorit.

SI ZIKALTËR – 25-vjeçari që arriti në 12 gola në kampionat dhe 15 në sezonin e tij të deritanishëm me Interin, ka një ndikim të jashtëzakonshëm në ecurinë pozitive të Interit në këtë vit të ri kalendarik. Në 9 ndeshje zyrtare të zikaltërve në 2023-shin, “Demi” ka shënuar 7 herë gola dhe ka dhuruar edhe një asist, ndërkohë që në derbi vetëm disa milimetra i mohuan dopietën. Lautaro është bërë lojtari i dymbëdhjetë në historinë e Interit që arrin 70 gola në Serinë A dhe vetëm lojtari i tretë joitalian pas Ikardit dhe Nejers.

LAUTARO

Ndërkohë që në total regjistron 89 gola në 211 paraqitje. Synimi i tij është të arrijë 100 deri në qershor për të thyer edhe rekordin e tij të sezonit të shkuar, atë të 25 golave të shënuar brenda një sezoni dhe në Milano duket se të gjithë po punojnë për ta ndihmuar të arrijë këtë qëllim. Vitin e shkuar në krah të tij ishte Xheko dhe në vitin e titullit, Lukaku, ndërkohë që aktualisht numri 10 mund të mbështetet te të dy shtatlartët për të vazhduar më tej me progresin.

Me Xhekon e Lukakun që janë parë si kalimtarë gjatë këtij sezoni, duke pasur parasysh që të dy nuk dihen nëse do të jenë pjesë e skuadrës sezonin e ardhshëm, Lautaro ka konsoliduar gjithmonë e më tepër vendin e tij, jo vetëm në skuadër, por edhe në zemrat e tifozëve zikaltër. Përveç numrave dhe rendimentit fantastik, shiriti i kapitenit është shndërruar në burim energjie dhe në një shtysë ekstra për Lautaron.

“Një krenari, shiriti nuk më peshon. Një tjetër derbi i fituar nga një ekip i madh, me personalitet dhe zemër. Vazhdojmë në këtë rrugë të gjithë së bashku. Forca Inter!”, ka qenë reagimi i argjentinasit në rrjet pas derbit të parë të fituar si kapiten. Më lider se kaq…

Përgatiti: NISLI GJINI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"