Kapelo nuk përmbahet: Gjyqtari shkatërroi ndeshjen, e rëndë ajo që ndodhi në “San Siro”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 23:47

Kapelo nuk përmbahet: Gjyqtari shkatërroi ndeshjen, e rëndë ajo që ndodhi në “San Siro”

Fabio Kapelo ka mbetur i tronditur nga humbja e Milanit përballe Atletiko Madrid. Ish-trajneri i njohur italian, në rolin e opinonistit për “Sky Sport 24”, ka analizuar sfidën dhe sipas tij, ajo nuk u vendos nga lojtarët në fushë, por nga gjyqtari Çynejt Çakir.

kapelo

“Milani ka luajtur shumë mirë, me një shpejtësi të lartë dhe një cilësi të madhe kundër një skuadre të vështirë për t’u përballur si Atletiko Madrid.

Tregoi gjëra të shkëlqyera, por ndeshjen e vlerësoj si të shkatërruar nga gjyqtari, i cili nuk është në lartësinë e duhur, siç e kam thënë shpesh, edhe pse dikur ka drejtuar finalen e Ligës së Kampioneve. Ai është një gjyqtar i cili nuk di të vlerësojë situata dhe këtë herë nuk u ndihmua as nga VAR-i. Ajo që ka ndodhur në “San Siro” është shumë e rëndë”, ishte akuza e ish-trajnerit italian.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"