Kapelo nuk e kursen Juven: Sot mori leksion futbolli. Nëse nuk mësojmë të luajmë stilin anglez…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2021 | 23:41

Kapelo nuk e kursen Juven: Sot mori leksion futbolli. Nëse nuk mësojmë të luajmë stilin anglez…

“Mendoj se ky është një leksion i vërtetë, një leksion futbolli”. Këto janë fjalët me të cilat Fabio Kapelo, ish-trajneri i Juventusit, nuk ka kursyer bardhezinjtë të cilët janë mundur sot me shifrat 4-0 nga Çelsi.

Kapelo

“Shohim Liverpulin të luajë gjithmonë në vertikale me shpejtësi maksimale. Sot kemi parë Çelsin që ka luajtur shumë pak topin mbrapa apo duke e nisur lojën nga poshtë. Janë të dy trajnerë gjermanë dhe ndoshta duhet të mësojmë prej tyre për të luajtur një futboll me të shpejtë dhe të zhdërvjellët.

Në Itali ky futboll nuk ekziston dhe nëse nuk do të ndryshojmë, do të kemi gjithmonë vështirësi. Kur ka intensitet dhe luftë të fortë, si dhe nuk ndalohet loja për një të shtyrë të lehtë, bëhet e vështirë, pasi stërvitesh me ritme të ulëta dhe në fund bëhet një figurë e tillë e shëmtuar në Europë”, shpjegoi Kapelo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"