Kapelo: Ikardi më mirë se Higuain, më shqetëson prapavija kuqezi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 12:59

Kapelo: Ikardi më mirë se Higuain, më shqetëson prapavija kuqezi

Fabio Kapelo, i ftuar dje në “Radio Anch’io Sport”, ka komentuar fitoren 1-0 të Italisë ndaj Polonisë, duke i thurur elozhe paraqitjes së kombëtares dhe hapave të parë të Roberto Mançinit si trajner: “Janë në rrugën e duhur, ishte një ndeshje e bukur”. Mbi të gjitha, Kapelos i pëlqeu zgjedhja e Mançinit për të aktivizuar dy fantazistë në mes sepse “i jep më shumë siguri mbrojtjes. Barela ndryshon ritmin e lojës, çka i mungonte Italisë. Më kujton Tardelin”. Ndërsa, mangësia sipas ish-trajnerit (aventura e fundit te Jiangsu Suning) është cinizmi përpara portës: “U krijuan shumë raste, por mungoi një sulmues me peshë. Mua më pëlqen Kutrone, një lojtar dinamik, që e nuhat mirë golin”.

1514481293_184934_noticia_normal

PARASHIKIME DERBI

Më parë fiton Milani titullin apo Monza ngjitet në Serinë A? “Milani ka ende nevojë për diçka për të mposhtur Juven dhe Monza, duke njohur Berluskonin e Galiain, në tre vite mund të rikthehet në A”. Ndërsa, mbi derbin mes Interit e Milanit, Kapelo nuk është zhbalancuar: “Do varet shumë nga lojtari që do luajë pranë dy sulmuesve Higuain e Ikardi. Në këtë momen, Suso më duket i vështirë për t’u markuar dhe Gonzalo lëviz mirë: mbrojtja e Interit duhet të ketë kujdes”. Milani, në fakt, është një skuadër në rritje dhe shumë e rrezikshme, sipas Kapelos: “Me Interin do luajnë të barabartë, mund t’i krijojë probleme Spaletit”.

ttrevdxhfffekszu2vel

Edhe pse rendimenti i dobët i prapavijës kuqezi (10 gola të pësuar në 7 ndeshje kampionati) është shqetësues: “Përballë Ikardit apo Perisiçit mund të kenë probleme. Higuain apo Ikardi? ‘Pipita’-n e kam stërvitur (te Reali), është rritur shumë në lojë. Gjithmonë kam qenë fans i Mauros, lojtarit klasik të zonës së rreptësisë. Edhe kur e kritikonin të gjithë, thosha se te Reali do e merrja menjëherë. Nga 4 topa që i shërbejnë në zonë, 3 arrin t’i godasë. Higuain lëviz më mirë në tërësi, por mbrojtësit e Interit janë më të përgatitur”.

milan inter

KAMPIONATI

Në fund, një ndalesë te kampionati: “Nuk e shoh të mundur që Juventusi ta humbasë titullin: e shoh favorite pa konkurrentë. Milani? Gatuzo po përcjell mentalitetin e duhur, më pëlqen shumë si luajnë kuqezinjtë. Leo dhe Maldini janë pjesë kyçe të projektit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"