Kapelo e Moxhi këshillojnë Juventusin: Bardhezinjtë duhet të transferojnë këta dy lojtarë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 9:11

Kapelo e Moxhi këshillojnë Juventusin: Bardhezinjtë duhet të transferojnë këta dy lojtarë

Juventusi është gjithmonë i kujdesshëm kur bëhet fjalë për merkaton e së ardhmes dhe në skenë kanë dalë papritur ish-trajneri Fabio Kapelo, ashtu sikurse ish-drejtori i përgjithshëm bardhezi, Luçiano Moxhi.

EMPOLI SEPTEMBER 11, 2005 : (R-L) Luciano Moggi, head coach FC Juventus Fabio Capello and Antonio Giraudo prior to the Serie A match between Empoli and Juventus played at Carlo Castellani stadium in Empoli.

Që të dy, duke folur për Juventusin dhe të pyetur mbi lojtarët e mundshëm që do t’i bënin punë “Zonjës së Vjetër” për të ardhmen, si “Don Fabio”, ashtu sikurse “Big Luciano” kanë qenë të sigurt mbi zgjedhjet e tyre.

KAPELO-ZANIOLO – Edhe pse së fundmi ishte shprehur me kritika të hapura në media, Fabio Kapelo ka vendosur që të bëjë një hap prapa lidhur me mesfushorin e talentuar të Romës, i cili shkëlqeu në ndeshjen e fundit të Kombëtares së Italisë: “Zaniolon nuk e kritikova, por i kërkova vetëm që të vinte kokën mbi shpatulla, sepse ka një talent shumë të madh, të cilin nuk dua ta çojë dëm. Ishte një këshillë siç mund t’ia japë gjyshi nipit të tij. Nikolo është pa dyshim një nga talentet më të mëdhenj italianë dhe sa herë që e shoh të luajë, më sjell në mendje Saviçeviçin.

Arsyeja është sepse ka jo vetëm të njëjtat cilësi, por luan edhe në të njëjtën zonë ku luante Dejan te Milani im, në të djathtë të mesfushës, duke u spostuar lart në sulm. Juventusi e kërkon ende? Do të ishte skuadra ideale për Zaniolon, sepse në një klub të madh do të mësonte shumë gjëra”.

BOLOGNA, ITALY - JUNE 20: Nicolo Zaniolo and Sandro Tonali of Italy in action during a training session at Casteldebole Training Center on June 20, 2019 in Bologna, Italy. (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

MOXHI-TONALI – Ndërkohë, për ish-numrin dy të Juventusit, lojtari ku drejtori sportiv bardhezi, Fabio Paratiçi, duhet të investojë është Sandro Tonali: “Juventusi po ecën mirë, por nuk e di sesa do të zgjasë ky ‘cirku’ i Sarrit. Vërtet është bukur që të shohësh 1000 pasime të shpejta në lojë, por nëse nuk fiton në fund, te Juvja nuk pranohet.

Çfarë i mungon Juves? Njerëz me cilësi në mesfushë, një lojtar që të ofrojë njëkohësisht forcë fizike dhe teknikë, por edhe freski në moshë. Dhe nëse Paratiçi do një këshillë nga unë, i them që të nxitojë të blejë Tonalin nga Bresha, pasi e ardhmja është e gjitha e tij dhe mbi të gjitha, Juventusi s‘ka një lojtar si Tonali në përbërje”, tha Luçiano Moxhi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"