Kapelo “bekon” sezonin e ri të Milanit: Higuain, arma shtesë e Gatuzos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 14:06

Kapelo “bekon” sezonin e ri të Milanit: Higuain, arma shtesë e Gatuzos

Fabio Kapelon bekon sezonin e Milanit. Sipas teknikut, kuqezinjtë këtë vit do të kenë një armë shumë të fortë si Gonzalo Higuain. “Gatuzo zhvilloi një punë të mirë në sezonin e kaluar dhe me prurjet e reja ka mundësi që, edhe ai ashtu si skuadra, të përmirësohet. Higuain është një nga ata lojtarë që të ndihmojnë të bësh hovin cilësor, ndaj mendoj se Leonardo ka bërë një goditje fantastike me afrimin e argjentinasit në ekip”, sqaroi Kapelo.

Kapelo

Në fjalën e tij 72-vjeçari konfirmoi edhe një herë skepticizmin e tij për transferimin e dështuar të Luka Modriçit tek Interi. Në një intervistë të Radio Deejay gjatë “Deejay Football Club”, ish-trajneri i Milanit, Juves dhe Romës në Serinë A deklaroi:

“Të jem i sinqertë, kurrë nuk kam besuar në mundësinë e ardhjes së Modriçit tek Interi. Një pjesë e arsyes ishte që Florentino Perez kishte humbur shërbimet e Kristiano Ronaldos këtë verë dhe nëse ai kishte humbur edhe kroatin do të kishte qenë shumë e vështirë që të rizgjidhej si president i Realit”. I pyetur mbi një parashikim mbi Serinë A, Kapelo deklaroi:

“Interi është më i gatshëm se kurrë të jetë një kërcënim real për dominimin e Juventusit në Serie A. Ne gjithashtu nuk mund të harrojmë Milanin, teksa Napoli dhe Roma kanë gjithashtu mundësinë të thonë fjalën e tyre”, përfundoi Kapello

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"