“Kaotik dhe arrogant”, legjendat Van Basten dhe Gulit “masakrojnë” Van Dajk

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2023 | 18:11

“Kaotik dhe arrogant”, legjendat Van Basten dhe Gulit “masakrojnë” Van Dajk

Holanda la shumë për të dëshiruar në paraqitjet e fundit dhe kritikat ndaj “Tulipanëve” nuk kanë munguar. Disa nga emrat më të njohur të historisë së futbollit holandez, kanë gjetur si një nga shkaqet kryesore të turpërimit të pak ditëve më parë nga Franca, paraqitjen e Virxhil Van Dajk. Mbrojtësi i Liverpulit po kalon një formë të dobët dhe emra si Marko Van Basten e Rud Gulit, nuk kanë kursyer kritikat për të.

asdasdsadsadsad

“Ai bën shumë zhurmë, por nuk thotë asgjë”, u shpreh Van Basten për mediat holandez. “Ai nuk është i qartë. Një kapiten i mirë mendon me zë të lartë, e bën të qartë atë që po ndodh. Ai qëndron i ndërmjetëm. Ai krijon kaos. Kjo çon në keqkuptime. Kjo është ajo që duhet të parandalosh si kapiten.

Në dhomat e zhveshjeve ai qëndron i qetë, taktikisht dhe teknikisht nuk është i mirë në futboll. Kjo nuk ka të bëjë me dëmtimin që kaloi, kjo ka të bëjë me lidershipin. Ai bën zhurmë, por nuk thotë asgjë, kjo është e vërteta. Këtë duhet ta kesh brenda vetes. Kjo është ajo që do të thotë të fitosh me çdo kusht”, u shpreh ish-sulmuesi.

Ndërkohë, edhe ish-shoku i tij i skuadrës, Rud Gulit, ka lënë të kuptohet se Van Dajk është arrogant. “Kjo është të ecësh mbrapsht. Në Angli e kritikojnë. Ai është zgjedhur në ekipin më të mirë në botë dhe mendon se është më i mirë se të tjerët. Ne shohim gjëra dhe pastaj mendoj ‘Ti je kapiteni, duhet ta zgjidhësh këtë”. Por ai komenton pak vetëm gjërat që ndodhin para tij. Nuk e di se çfarë po bën por nuk duket se po flet. Ai kërkon të bëjë gjërat e sigurta. Lëviz pak! Je kaq i madh dhe i mirë! Kjo që bëjmë është kritikë pozitive. A nuk është ai më i miri? Atëherë le ta tregojë”, tha ish-sulmuesi i njohur i Holandës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"