Kaosi te “Zonja e Vjetër”/ Juventusi ka fshehur 34 milionë euro rroga, 19 i takojnë… Kristiano Ronaldos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:34

Kaosi te “Zonja e Vjetër”/ Juventusi ka fshehur 34 milionë euro rroga, 19 i takojnë… Kristiano Ronaldos

Hetimi në lidhje me Juventusin po rritet me kalimin e ditëve. Hije të reja të zeza janë shfaqur mbi disa operacione të klubit bardhezi, të cilat kanë përfunduar në duart e prokurorisë së Torinos.

RONALDO 1

Në pah kanë dalë të tjera kontrata të fshehura dhe borxhe që janë jashtë bilancit dhe po rëndojnë situatën.

Dorëheqja në bllok e bordit të drejtorëve të Juventusit erdhi me një bilanc të pamiratuar dhe një borxh shtesë të gjetur prej prokurorisë me të paktën 34 milionë euro.

Është pikërisht kjo shifra ku prokurorët po fokusohen. Një shembull nga parregullsitë janë 7 milionë eurot me Atalantën, që nuk janë buxhetuar asnjëherë dhe që drejtori ekzekutiv Maurizio Arrivabene në një përgjim konfirmon se e njeh situatën.

“E dimë se sa i detyrohemi Atalantës”, mësohet të ketë thënë ai. Një borxh që nuk dihet zyrtarisht, por që duhet të lindë nga marrëveshja Romero Demiral përpara se argjentinasi të shitej nga klubi i Bergamos te Totenhemi për 50 milionë euro.

Edhe çështja Kulusevski është në fokusin e “Guardia di Finanza”. Historia nuk mbaron këtu. Bazuar në letrat që duhej të “mbeteshin sekret” nënshkruar me Kristiano Ronaldon, sulmuesi portugez duhet të marrë 19 milionë euro nga Juventusi.

Një shifër e lartë që askush nuk është i gatshëm të heqë dorë, madje as CR7-ta që është gati të sjellë përmbaruesit.

Së fundi, hetuesit zbuluan edhe marrëveshje të tjera sekrete, të padepozituara asnjëherë në Ligë, për shitjen e lojtarëve me të drejtë riblerjeje, si në rastin e Cerrit me Kagliarin që nxori një fitim kapitali në bilanc prej 8 milionë eurosh.

Megjithatë, opsioni i riblerjes e bëri atë fitim hipotetik dhe për rrjedhojë të llogaritet në një mënyrë tjetër. Transaksione për të cilat drejtuesit dhe auditorët thanë se nuk ishin në dijeni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"