Kaosi te Tirana, heqje pikësh dhe penalizim nga… UEFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 21:32

Kaosi te Tirana, heqje pikësh dhe penalizim nga… UEFA

Në janar të vitit të kaluar Tiranës iu bllokua merkatoja nga FIFA prej borxhit që kishte ndaj një lojtari bullgar, Martin Kavdanski. Në përfundim të sezonit 2016-2017, bardheblutë u rrëzuan për herë të parë nga Superiorja, ndërsa u rikthyen në elitë me tri pikë të hequra nga klasifikimi përfundimtar i Kategorisë së Parë.

tIRANA

Për shkak të mosshlyerjes së borxhit prej 117 milionë lekësh të vjetra ndaj Gjergji Muzakës (ish-lojtar i bardhebluve), Komisioni i Disiplinës në FSHF i zbriti tri pikë Tiranës dhe e paralajmëroi që nëse nuk gjente zgjidhje për një afat prej 25 ditësh, do të merrte masa ekstreme.

Për shkak të problemeve financiare dhe faktit që klubi u licencua nga FSHF-ja për të marrë pjesë në Ligën e Europës në edicionin e kaluar, UEFA vendosi të dënonte Tiranën në muajin prill të këtij viti.

Qeveria europiane e futbollit vendosi t’i mohojë Tiranës një çek të majmë financiar prej 215 mijë eurosh, të cilin bardheblutë duhej ta përfitonin për shkak të pjesëmarrjes në Europë. Tirana do të paguajë gjithashtu 3 mijë euro për shpenzimet procedurale për një çështje ku bashkëfajtore është edhe FSHF-ja, që lejoi jashtë rregullave licencimin e bardhebluve në Europ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"