Kaosi me zgjedhjet në Fier, në krye të Shoqatës zgjidhet i besuari i Dukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 15:13

Kaosi me zgjedhjet në Fier, në krye të Shoqatës zgjidhet i besuari i Dukës

Shoqata Rajonale e Futbollit Fier ka një kryetar të ri ku zgjidhet i besuari i Armand Dukës, Iljaz Haxhiaj. Ndonëse anëtarët e kësaj shoqate i kërkuan Federatës Shqiptare të Futbollit transparencë të delegatëve për Asamblenë, procesi është zhvilluar nga ku kanë votuar 23 persona.

1643286826_page

Shoqata e Futbollit të Fierit i konsideron vendimet e marra dhe veprimet proceduriale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa Shoqata rajonale, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, që do të mbahet më datë 02.03.2022, si vendime dhe veprime proceduriale absolutisht të pavlefshme dhe të marra dhe të kryera në kundërshtim dhe mosrespektim të përcaktimeve të bëra në Statutin e SHRF-së dhe Rregulloren e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Në deklaratë thuhet se “vendimet janë marrë në mosrespektim dhe tejkalim të vullnetit të shprehur dhe tagrave të deleguara të përfaqësuesve ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT, dhe të kryera nga persona të cilëve përfaqësuesit ligjor të shoqatave/shoqërive anëtare të SHRFT nuk u kishin deleguar asnjë tagër përfaqësimi”.

Shoqata Rajonale Fier shpreh shqetësimin për mënyrën se si disa SHRF kanë organizuar në mungesë të transparencës dhe në shkelje të përcaktimeve statutore procesin zgjedhor të votimit të delegatëve që do të përfaqësojnë SHRF-të në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

“Po manipulohet numri i delegatëve!”- Pas Tiranës e Gjirokastrës edhe Shoqata Rajonale e Fierit kundër Armand Dukës: Zgjedhjet në FSHF janë të pavlefshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"