Kaosi me Studentin, Blendi Nallbani nxjerr faturat: Do t’i drejtohem gjykatës për prishje imazhi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2020 | 20:15

Kaosi me Studentin, Blendi Nallbani nxjerr faturat: Do t’i drejtohem gjykatës për prishje imazhi

Studenti në volejboll për meshkuj e filloi vitin me polemika të shumta, ku gjithçka nisi me moslejimin e skuadrës për t’u stërvitur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Fillimisht gazeta u sinjalizua se kjo ndodhi për shkak të pagesave të munguara nga klubi në drejtim të pallatit, por një ditë më pas drejtori i Klubit Studenti përgënjeshtroi gjithçka. 

Nallbani

Nallbani deklaroi se kjo kishte ndodhur për shkak se skuadra kishte shkaktuar dëme në ambientet sportive, sepse në vend të volejbollit luante futboll (këtë e konfirmoi edhe shefi i turnit të pallatit të sportit).

Por nuk mbaron këtu, pasi Nallbani mori vendimin për të larguar edhe trajnerët Agim Reka dhe Altin Demi, duke u shprehur se rezultatet e tyre ishin shumë të dobëta dhe nuk i justifikojnë investimet që klubi ka bërë për skuadrën e volejbollit. Nuk ka munguar as përgjigjja e trajnerëve Agim Reka dhe Altin Demi, të cilët deklaruan se e gjithë situata me pallatin e sportit ishte një inskenim për të mbuluar arsyen e vërtetë, që sipas tyre është mospagesa e qirasë për seancat stërvitore.

Ndërsa ata, gjithashtu ngritën akuza të shumta në drejtim të klubit, duke thënë se te Studenti vidhet dhe nuk punohet. Pas gjithë kësaj situate ka reaguar sërish drejtori Blendi Nallbani, i cili në një prononcim për gazetën, shkurtimisht është shprehur:

sTUDENTI

“Dua të sqaroj opinionin sportiv. Mbroj punonjësit e institucionit tim dhe emrin e madh që ka ky klub. Kam fatin që punoj me njerëz seriozë dhe u jam mirënjohës të gjithëve për punën që kam bërë për të ngritur sa më lart emrin e Studentit. Për vjedhjet që ka përmendur trajneri do t’i drejtohem gjykatës për prishje imazhi.

Çdo veprim dhe pagesë e bërë është ‘online’ dhe verifikohet nga çdo njeri”, shkruan në deklaratën e tij Nallbani. Drejtori më pas paraqet edhe disa fatura të pagesave të bëra ndaj Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” për ndeshjet dhe seancat stërvitore.

ARTIN LLESHAJ  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"