Kaosi me stadiumet, zbulohet ku do të luajnë Tirana dhe Kukësi në javën e dytë të Kategorisë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2020 | 23:53

Kaosi me stadiumet, zbulohet ku do të luajnë Tirana dhe Kukësi në javën e dytë të Kategorisë Superiore

Gjendja e stadiumeve në Kategorinë Superiore është vërtet shqetësuese! 3 klube elitare si Tirana, Partizani dhe Kukësi nuk kanë momentalisht një tereren sportiv, ku mund të zhvillojnë ndeshjet e kampionatit në këto javë të para, teksa iu duhet të shtegëtojnë ku të munden.

Kategoria Superiore

Situata qesharake e regjistruar javën e parë, ku Tirana u detyrua të priste Kukësin në Korçë, do të vazhdojë edhe në javën e dytë të Superiores.

Kampionët në fuqi janë sërish pritës edhe në këtë javë, teksa kësaj here kanë zgjedhur stadiumin e Kamzës, duke qenë se Kastrioti luan në transfertë ndaj Laçit.

Ndërkohë në të njëjtën situatë ndodhet edhe Kukësi, i cili ka zgjedhur “Loro Boriçin”, për përballjen e javës së dytë ndaj Partizanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"