Kaosi me stadiumet, zbulohet ku do e luajë Tirana ndeshjen e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 15:35

Kaosi me stadiumet, zbulohet ku do e luajë Tirana ndeshjen e Kupës

Tirana me shumë mundësi sfidën me Shkumbinin për Kupën e Shqipërisë do ta luajë në “Skënder Halili”. Duke parë gjendjen e fushës së “Selman Stërmasit”, bardheblutë do të luajnë në Qytetin e Nxënësve.

skender halili

Nga ana tjetër, Tirana gjithë këto ditë është stërvitur në fushën me bar sintetik. Kjo e fundit ka sjellë jo pak shqetësime për lojtarët, të cilët kanë ndier probleme fizike nga fusha e sintetikut.

Bardheblutë këto ditë kanë qenë pothuajse të plotë në organikë dhe kjo ka qenë shenjë e mirë për Emanuel Egbonë, i cili kërkon që me Kukësin ta nisë me fitore. Gjithsesi, si fillim do të luhet me Shkumbinin në orën 13:30.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"