Kaosi me dy skuadrat e Kategorisë së Parë, nuk mund të federojnë asnjë lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2020 | 23:51

Kaosi me dy skuadrat e Kategorisë së Parë, nuk mund të federojnë asnjë lojtar

Dy skuadrat që ranë nga Superiorja në fund të sezonit që shkoi, Luftëtari dhe Flamurtari, nuk mund të federojnë asnjë lojtar të ri për kampionatin e ardhshëm. Merkatoja e tyre është e bllokuar, pavarësisht asaj që deklarojnë drejtuesit e këtyre dy klubeve.

flamurtari luftetari

Në Gjirokastër situata është katastrofike, ku Luftëtari është praktikisht i shkrirë, pasi janë larguar të gjithë lojtarët dhe nuk dihet se si do të përfaqësohet në kampionat.

Flamurtari do të mbështetet vetëm te lojtarët e akademisë së tij dhe tek ata që kishte të federuar sezonin e fundit, siç është rasti i Moçkës dhe Ribajt. Për merkato nuk bëhet fjalë te vlonjatët, edhe pse aktualisht ata kanë afruar disa lojtarë që janë stërvitur me grupin, por që nuk kanë firmosur.

Si Flamurtari, ashtu edhe Luftëtari, janë dy nga klubet me më shumë probleme në futbollin shqiptar, ku aktualisht po zbehin traditën e tyre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"