Kaosi me biletat për Skënderbeu-Kukësi, klubi korçar sqaron tifozët: Ata që e kanë blerë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 14:04

Kaosi me biletat për Skënderbeu-Kukësi, klubi korçar sqaron tifozët: Ata që e kanë blerë…

FSHF para pak minutash ka dalë me një komunikatë zyrtare, ku ka njoftuar se dy ndeshjet e Kategorisë Superiore, mes Vllaznia-Partizani dhe Skënderbeu-Kukësi do të luhen pa tifozë.ujqerit e debores

Megjithatë e keqja qëndron në faktin se shumica e tifozëve që kishin vendosur të ishin të pranishëm në stadium i kishin blerë biletat e tyre, për t’i parë nga afër ekipet e tyre.

Pikërisht për këtë arsye, Skënderbeu ka dalë me një njoftim, ku iu bën me dije tifozëve se biletat e marra për ndeshjen e sotme, të ruhen, pasi do të jenë të vlefshme për ndeshjen e radhës në stadiumin e tyre.

Njoftimi i klubit:

Si pasojë e situatës së krijuar, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që takimi i javës së 26-të ndaj Kukësit të zhvillohet pa praninë e tifozëve. Sqarojmë tifozët të cilët kanë blerë biletë për takimin e sotëm se bileta do të jetë e vlefshme për ndeshjen e radhës në kampionat! Faleminderit për mirëkuptimin, KF Skënderbeu

SK

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"