Kaos total me merkaton e Flamurtarit, FIFA i bllokon vlonjatëve regjistrimin e lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 13, 2020 | 11:32

Kaos total me merkaton e Flamurtarit, FIFA i bllokon vlonjatëve regjistrimin e lojtarëve

Kaos total me mer katon e Flamurtarit, që nuk mund të bëjë për momentin asnjë lëvizje, ashtu siç “Panorama Sport” ka bërë me dije ditë më parë. Sipas burimeve konfidenciale pranë FSHF-së, sistemi i regjistrimit të lojtarëve për vlonjatët është i bllokuar nga FIFA për shkak të borxheve ndaj ish-lojtarëve.

flamurtari

Një situatë që bashkëjeton me Flamurtarin prej disa vitesh, por në klubin vlonjat vazhdojnë të këmbëngulin se merkatoja nuk është e bllokuar. Drejtues të klubit kuqezi thanë dje për “Panorama Sport” se kanë arritur marrëveshjen për shlyerjen e dy lojtarëve, për të cilët kishte ardhur njoftimi nga FIFA, por pa i zbuluar emrat e tyre. Këta dy lojtarë do të paguhen me këste dhe sipas drejtuesve të klubit vlonjat, është bërë tashmë pagesa e këstit të parë, kështu që merkatoja do të zhbllokohet.

AFRIMET PEZULL – Katër lojtarë janë në pritje të nënshkrimit të kontratës me Flamurtarin. Në Vlorë janë të sigurt se do të federojnë lojtarë të rinj, ndaj dhe vazhdojnë punën për përforcimin e ekipit. Së fundmi i është bashkuar ekipit serbi Tarik Çmajçanin, kurse më parë kanë ardhur maqedonasi Burak Menga dhe dy ish-lojtarët e Luftëtarit, Alvi Ahmetaj dhe Stiven Puci. Asnjë prej tyre nuk ka firmosur ende dhe si për të konfirmuar se nuk kanë probleme me federimet, drejtuesit e Flamurtarit thonë se janë në pritje edhe të dy lojtarëve të tjerë.

Gjithçka do ta vërtetojë koha, por nëse merkatoja mbetet e bllokuar, Flamurtarit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbështetet te lojtarët e vjetshëm dhe ata të akademisë. SHIRITI – Në unanimitet të plotë, drejtuesit dhe stafi teknik ia kanë besuar Ribajt shiritin e kapitenit edhe për sezonin e ri. Mateo Qarri do të jetë zëvendëskapiten. Rikthimi i Shpëtim Moçkës dhe Andi Ribajt i ka dhënë frymëmarrje ekipit edhe në seancat stërvitore, pasi eksperienca e tyre u jep siguri edhe lojtarëve të tjerë.

ERMAL SIKA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"