Kaos tek skuadra e Kategorisë së Dytë, trajneri jep dorëheqjen pas vendimit të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 14:06

Kaos tek skuadra e Kategorisë së Dytë, trajneri jep dorëheqjen pas vendimit të…

Albpetroli në hall, trajneri jep dorëheqjen. Llazar Dushi ka vendosur që të largohet nga detyra dhe mendohet se shkak është bërë edhe dënimi i dhënë nga Komisioni i Disiplinës (me 8 ndeshje). “Dorëheqja ime erdhi për arsye personale. Falënderoj shumë presidenten Rajmonda Balilaj, drejtuesit Hiqmet Çela dhe Petraq Mihali dhe tifozët patosarakë.

Llazar Dushi

Këta të fundit më kanë mbështetur javë pas jave në çdo takim. Albpetroli do të mbetet në zemrën time. I uroj suksese klubit në vazhdimësi”, tha Dushi për gazetën. I pyetur se mos në këtë dorëheqje kanë ndikuar rezultatet e dobëta, Dushi thotë:

“Jo se ato nuk kanë pasur ndikim, por arsyeja madhore që më detyroi të hedh këtë hap është personale”.

LUIS FEJZULLAH – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"