Kaos te Vllaznia, stoli bëhet çështje. Fjalën e fundit e thotë administratori i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2018 | 19:22

Kaos te Vllaznia, stoli bëhet çështje. Fjalën e fundit e thotë administratori i ri

Edi Martini është ende një alterna tivë për stolin e Vllaznisë, edhe pse burime pranë drejtuesve të lartë të klubit shkodran bëjnë me dije se Ervis Kraja është favorit për të marrë drejtimin e ekipit në sezonin e ri. Megjithatë, drejtuesit e klubit ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit në lidhje me emërimin e trajnerit të ekipit të dytë, Krajës, në krye të skuadrës dhe kjo ka bërë që emra të tjerë të qarkullojnë.

edi martini

Por, Kraja shikohet si mundësia e parë për të marrë drejtimin, falë edhe punës që ka bërë në klubin Vllaznia këto vitet e fundit dhe më konkretisht me ekipin e Vllaznisë B, në sezonin që sapo u mbyll. Por nuk është përjashtuar, mesa mësohet, as emri i Martinit nga kjo garë për kreun e pankinës dhe një gjë të tillë e konfirmojnë edhe burime të besueshme pranë trajnerit. Ai ka pasur kontakte me drejtuesit më të lartë të bashkisë dhe më konkretisht me kryebashkiaken Ademi, e cila momentalisht është edhe numri një i klubit.

Gjithashtu, do të jenë edhe organizmat e tjera të klubit që do të marrin formë, si bordi drejtues dhe administratori, të cilët do të thonë edhe fjalën e tyre. Gjithsesi, përballja e emrave për kreun e pankinës tani mbetet mes kësaj dysheje.

Stafi – Pas përzgjedhjes së administratorit dhe emrit të ri të bankinës, atëherë do të jetë pikërisht një nga trajnerët e skuadrës që do të bëjë përzgjedhjen e stafit tjetër teknik, i cili do të jetë në krah të tyre. Nga sa mësohet, pas Krajës apo edhe Martinit, pritet që të jetë një tjetër dyshe shkodrane. Këta trajnerë mund të merren pikërisht nga radhët e trajnerëve të Akademisë Vllaznia. Kjo, pasi edhe një pjesë e lojtarëve të kësaj skuadre janë elementë të dalë nga duart tyre.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"