Kaos te Tirana! Ngjiten në Superiore, por Ze Maria braktis stadiumin pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 14, 2018 | 22:55

Kaos te Tirana! Ngjiten në Superiore, por Ze Maria braktis stadiumin pas ndeshjes

Tirana siguroi sot ngjitjen në Kategorinë Superiore pas një sezoni në të Parën.

ze maria

Mirëpo, në vend që pas ndeshjes me Pogradecin të kishte fytyra të qeshura, ndodh e kundërta te bardheblutë. Trajneri brazilian, Ze Maria, është larguar i revoltuar nga stadiumi, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat në ditën kur Tirana zyrtarizoi ngjitjen në elitë. Një situatë kaotike, teksa mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodh në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"