Kaos te Bullgaria, pas presidentit të Federatës tani jep dorëheqjen edhe…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 18:59

Kaos te Bullgaria, pas presidentit të Federatës tani jep dorëheqjen edhe…

Nuk kanë fund problemet te Bullgaria pas ndeshjes me Anglinë, e cila u karakterizua nga disa probleme për shkak të thirrjeve raciste nga tifozët.

191014163138-01-bulgaria-england-racist-chanting-exlarge-169

Tifozët vendas ofenduan me kore raciste futbollistët e Anglisë, në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 6-0.

Për shkak të këtyre ngjarjeve të ndodhura, një ditë pas ndeshjes presidenti i Federatës Bullgare të Futbollit, Borislav Mihajlov, dha dorëheqjen nga posti i tij. Megjithatë presidenti i Federatës, nuk ishte personi i vetëm që ka dhënë dorëheqjen.Republic of Ireland v Bulgaria - International Friendly

Ditën e sotme edhe trajneri Krasimir Balakov, ka deklaruar largimin nga drejtimi i Kombëtares. “Situata nuk është aspak e mirë për momentin, dhe unë nuk mund të drejtoj skuadrën në këto kushte.”, u shpreh trajneri pasi kishte dhënë dorëheqjen.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"