Kaos te Bajerni, Hënes dhe Rumenige përplasen për merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 14:02

Kaos te Bajerni, Hënes dhe Rumenige përplasen për merkaton

Vetëm para disa ditësh, Karl Hainc Rumenige deklaroi që Bajerni mund t’i lejojë vetes transferime deri në 100 milionë euro për një lojtar. Por, ndërkohë, presidenti i klubit Uli Hënes nuk mendon kështu dhe para dy ditësh tha se klubi do lojtarë cilësorë, por nuk do të bëjë çmenduria në merkaton e vërës. 40 milionë euro është shuma rekord që ka shpenzuar Bajerni, kaq u kushtoi atyre blerja e mesfushorit francez Korentino Toliso në verën e kaluar.

Henes-Rumenige

Dhe sipas Rumeniges, nëse kampionët e Gjermanisë do të vazhdojnë të konkurrojnë me klubet më të mëdha në Europë, atëherë duhet të shpenzojnë shuma të mëdha për të sjellë në skuadër lojtarë që do të bëjnë diferencën në ndeshjet e rëndësishme. “Nuk kemi limit. Kur do të na duhet një lojtar me patjetër, atëherë do ta marrim me patjetër edhe nëse kushton 90-100 milionë euro. Nëse kjo do të ndodhe këtë vit ose tjetrin, këtë nuk e di me saktësi.

Por një ditë do ta bëjmë”, deklaroi Rumenige në një intervistë pak ditë më parë. Presidenti Uli Hënes në krahun tjetër ndan një mendim krejt ndryshe nga kolegu i tij. Po të ishte për të, në verë me ardhjen e Leon Goreckës, Serge Gnarby dhe rikthimit të Renato Sançez, klubi nuk do të kishte nevojë për lojtarë të tjerë. ”

Nuk do të sjellim asnjë lojtar tjetër në skuadër. Ne mendojmë që Bajerni ka shumë lojtarë në dispozicion dhe duhet të largojë një ose dy lojtarë që nuk janë në planet e skuadrës” tha ai pas finales së Kupës. Por Hënes duket se është i paqartë dhe ka ndryshuar mendim. Kujtojmë që pas ndeshjes me Realin për Champions ai kishte menduar ndryshe kur tha se: “Na duhet lojtarë që bëjnë diferencën në ndeshjet e mëdha dhe decizive dhe jo kur luajmë ndaj kundërshtarëve më të dobët se ne. Për këtë gjë duhet të mendojmë”, thoshte Hënes i mërzitur prej eliminimi nga kompeticioni Europian.Henes dhe Rumenige

Duket se dy drejtuesit kryesorë të klubit më të titulluar në Gjermani duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët, sigurisht që me ardhjen e trajnerit të ri Niko Kovac, do të flitet dhe me të. Rruga për ta çuar ekipin drejt sukseseve në Europë është një merkato e frytshme dhe rezultative. Mundësia ekonomike nuk është pengesë, pasi Bajerni hyn tek ekipet me potencial të lartë në treg. Për Hënes duhet të ndryshojnë, ashtu siç tha dhe vet Rumenige, një mentalitet të ri në skuadër dhe një filizofi loje të re.

bayernn_1526836143-5274447

Kovaç premton pasi loja e tij me Frankfurtin mundi çdo skeptik që nuk besonte se Bajerni kishte bërë një zgjedhje të mirë kur i besoi atij të ardhmen e klubit, që ka filluar që pas ndeshjes me Bajernin në Berlin. Koha ka nisur, Bundesliga starton në gusht, me bavarezët favoritë, por duhet pritur merkato që mund të bëjë diferencën për mirë dhe për keq

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"