Kaos para sfidës për Ligën e Konferencës, tifozët sulmojnë presidentin e klubit rival

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 21, 2021 | 15:08

Kaos para sfidës për Ligën e Konferencës, tifozët sulmojnë presidentin e klubit rival

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Holandë ku është sulmuar presidenti i klubit gjerman, Union Berlin.

zingler

Lajmi u bë i ditur nga vetë mediat gjermane, të cilat raportuan se Dirk Zingler kishte rënë pre e një sulmi nga tifozë të Fejnordit prag ndeshjes që holandezët do të luajnë ndaj rivalëve të Union Berlinit pasditen e sotme në Ligën e Konferencës.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Rotërdam, ku së bashku me presidentin Zingler kanë qenë dhe anëtarë të bordit të klubit. Një tifoz 25-vjeçar është arrestuar nga policia si i akuzuar për sulmin, ndërsa njëri prej të lënduarve ka përfunduar në spital për të marrë trajtimin e duhur mjekësor. Klubi i Fejnordit ka kërkuar menjëherë falje duke dënuar ashpër dhunën e tifozëve të saj.

PANORAMASORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"