Kaos para Botërorit! Publikohen fakte të reja, FIFA mund të përjashtojë skuadrën që do luajë ndeshjen e hapjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 23:54

Kaos para Botërorit! Publikohen fakte të reja, FIFA mund të përjashtojë skuadrën që do luajë ndeshjen e hapjes

Ndeshja e hapjes së Botërorit 2022 është planifikuar të jetë ajo mes Katarit organizator dhe Ekuadorit. Por në fakt, kjo tashmë nuk është e sigurt, pasi janë kthyer edhe një herë dyshimet dhe rrezikohet përjashtimi i skuadrës amerikanojugore si pasojë e shtetësisë së Bajron Kastijo.

asdasdasdasdsaddd

Kili ankimoi në FIFA pjesëmarrjen e Kastijo në ndeshjet kualifikuese të Botërorit, duke pretenduar se ai ishte kolumbian dhe kishte falsifikuar dokumentacionin e tij për të luajtur me Ekuadorin. FIFA në fund doli me vendimin se Kastijo ishte ekuadorian dhe e mbylli çështjen.

Por e përditshmja britanike “Daily Mail” ka publikuar foto të dokumentacionit që tregonte se Kastijo ishte në të vërtetë kolumbian dhe kishte falsifikuar dokumentet e tij për t’u regjistruar me Ekuadorin. E gjithë kjo mbështetej edhe nga një dëshmi audio e vetë futbollistit që pranonte gjithçka, teksa fliste për një komision të federatës së Ekuadorit në vitin 2018 rreth kësaj çështje.

Prova të tilla nuk kanë qenë në dispozicion të FIFA-s kur mori vendimin rreth tij dhe tashmë situata bëhet shumë kaotike vetëm dy muaj para fillimit të aktivitetit më të rëndësishëm futbollistik botëror. Komisioni i Apelit të FIFA-s do të mblidhet pas dy ditësh dhe këto prova të reja, mund të ndryshojnë situatën në mënyrë drastike, duke larguar Ekuadorin nga aktiviteti e duke dërguar atje në vend të tij Kilin.

asdasdasdasdsaasdasdasdsa asdssdfadsfsdf sdfafsdfsdfadsf sdfsdfdsfdsffsdsdf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"