Kaos në pankinën e Apolonisë, italiani i ardhur për drejtor pritet t’i marrë vendin Mërgjyshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 30, 2020 | 13:04

Kaos në pankinën e Apolonisë, italiani i ardhur për drejtor pritet t’i marrë vendin Mërgjyshit

Situatë kaotike në pankinën e Apolonisë. Italiani Xhovani Kolella, i ardhur fillimisht si drejtor teknik, pritet t’i zërë vendin tekniku Artan Mërgjyshi, i cili ngjiti skuadrën fierake në Superiore. 54-vjeçari ka mbërritur prej ditësh në qytetin e Fierit dhe ka mundur të njohë lojtarët nga afër.

mergjyshi

“Panorama Sport” ka kërkuar një konfirmim nga klubi dhe vetë trajneri Mërgjyshi, por nuk ka ende diçka zyrtare, edhe pse ambienti në Fier zien prej ditësh.

Për sa i përket italianit Kolella ai ka drejtuar disa skuadra në Itali. 54-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në krye të skuadrës së Belluno, në veri të Italisë, në vitin 1999. Komo ka qenë një nga klubet e tjera ku italiani ka punuar, duke drejtuar të rinjtë, ekipin e parë dhe duke qenë zëvendëstrajner.

Colella-Giovanni

Renate, Siena, Basano, Viçenca dhe Rimini janë ekipet e fundit me të cilat ka bashkëpunuar Kolella, i cili me shumë gjasa do të provojë një eksperiencë të re jashtë Italisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"