Kaos me Kategorinë e Dytë, ndarja e grupeve një rebus më vete

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 17:44

Kaos me Kategorinë e Dytë, ndarja e grupeve një rebus më vete

Kategoria e Dytë për sezonin 2022-2023 është një rebus më vete sa i përket ndarjes së grupeve.

kategoria-e-dyte

Vendimi i Komisionit të Disiplinës për përjashtimin e Gramshit dhe Bulqizës, të cilat nuk zbritën sportivisht në të Tretën, bën që të krijohet një kaos për ekipet që do të militojnë në të Dytën kampionatin tjetër.

Mbetet të shihet se çfarë do të vendosë Komisioni i Apelit për klubet e përjashtuara e më pas Komiteti Ekzekutiv në FSHF do të marrë një vendim për grupet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"