Kaos me arbitrat shqiptarë, Juxhin Xhaja nuk pranohet nga FIFA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 16, 2018 | 8:55

Kaos me arbitrat shqiptarë, Juxhin Xhaja nuk pranohet nga FIFA

Arbitrimi në vendin tonë është bërë temë e përjavshme pas sfidave të Kategorisë Superiore dhe jo vetëm. Në elitën e futbollit shqiptar, “Xhaketat e Zeza” janë bërë shpesh përcaktues të rezultateve të takimeve me vendimet që kanë ndërmarrë në një 90-minutësh. Në qendër të akuzave të klubeve kanë qenë edhe arbitrat ndërkombëtarë.

fshf takimi kapitene arbitra1

Së fundmi, një prej tre arbitrave me stemë në vendin tonë nuk i ka kaluar testet e institucionit ndërkombëtar. Kjo gjë ndodh për herë të parë në të gjithë historinë e arbitrimit shqiptar që një gjyqtar me stemë nuk kalon dot testet e FIFA-s dhe më pas i hiqet e drejta e arbitrimit në turne ndërkombëtar.

JUXHIN XHAJA – Një vit më parë, Federata Shqiptare e Futbollit pezulloi Lorenc Jeminin dhe Andi Koçin për t’u hequr të dyve stemën e FIFAs. Xhaja nuk i ka kaluar testet e FIFA-s. Javën e ardhshme, arbitri i kolegjiumit të Tiranës ishte përcaktuar nga FIFA për të gjykuar një ndeshje ndërkombëtare të U-19. Disa javë më parë, arbitrat ndërkombëtarë u janë nënshtruar testeve fizike të FIFA-s.

juxhin-xhaja-470x313

“Panorama Sport” ka mësuar se kryesori shqiptar nuk ka marrë vlerësim të lartë. Mirëpo, si të mos mjaftonte kjo, kryesori Xhaja nuk ka kaluar edhe një test tjetër. Së fundmi, ai i është nënshtruar testit të gjuhës angleze, për të cilin gjithashtu ka marrë notë të dobët. Kjo e fundit duket se ka vulosur vendimin e institucionit ndërkombëtar të futbollit për të mos gjykuar ndeshjet e 19-vjeçarëve. Bashkë me Xhajën, asistent nga Shqipëria do të ishte edhe Ilir Tartari.

STEMAT – Momentalisht, në futbollin shqiptar ka tre arbitra kryesorë që kanë një stemë për të arbitruar edhe në kompeticionet ndërkombëtare, Juxhin Xhaja, Eldorian Hamiti dhe Enea Jorgji.

Flamurtari-Xhaja-shi-696x464

Mirëpo, një lajm i tillë është sinjal aspak i mirë, pasi Xhaja rrezikon që jo vetëm humbjen e këtij turneu të radhës të ndeshjeve kualifikuese, por gjithashtu edhe stemën në mënyrë përfundimtare, të paktën për këtë edicion futbollistik.

Në vendin tonë zhvillohen disa testime fizike për arbitrat, por mesa duket nuk kanë mjaftuar që arbitri i kolegjiumit të Tiranës të kalojë me rezultate të larta edhe testet e FIFA-s.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"