Kaos absolut te Mançester Junajtid! Mendohet prishja e kontratës së Ronaldos, stafi ndaloi Ten Hag të dënonte lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2022 | 22:20

Kaos absolut te Mançester Junajtid! Mendohet prishja e kontratës së Ronaldos, stafi ndaloi Ten Hag të dënonte lojtarët

Turpërimi përballë Brentford mund të sjellë pasoja shumë të rënda te Mançester Junajtid që është përfshirë nga kaosi. Në klub mendohet largimi i Ten Hag e jo vetëm, ndërsa sot, trajneri nuk ka pasur mundësinë të ndëshkojë lojtarët të cilët nuk bënë sa duhet në këto javë të para të kampionatit.

ronaldo meguajer

Sipas ”Sky Sports”, klubi po mendon seriozisht që të prishë kontratën me Kristiano Ronaldon. Në klub është diskutuar mundësia e lejimit të largimit si lojtar i lirë të portugezit, pasi nuk pëlqehet sjellja e tij në këtë periudhë. Futbollisti kërkoi të shitej por Mançester Junajtid në fillim e kundërshtoi largimin e tij. Por tashmë, me këtë start të sezonit ku çdo mimikë e fytyrës së futbollistit interpretohet në mënyrë negative për Mançester Junajtid, në klub po mendojnë se mos është më mirë që ai të largohet.

Ndërkohë, Ten Hag ktheu sot në stërvitje të gjithë lojtarët duke i anuluar ditën e pushimit, por stafi i tij teknik nuk e lejoi që të dënonte futbollistët siç e kishte në mendje trajneri. Ai kishte planifikuar që t’i vendoste të vraponin 14 kilometra, aq sa ishte distanca që kishte bërë më pak skuadra e tij ndaj lojtarëve të Brentford në takimin e të shtunës. Por stafi teknik dhe mjekësor nuk ia lejoi një gjë të tillë në minutën e fundit, duke iu frikësuar dëmtimeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"