Kantona “sulmon” Murinjon: Nuk është trajner për Junajtid, duhet të marrim…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 14:23

Kantona “sulmon” Murinjon: Nuk është trajner për Junajtid, duhet të marrim…

Erik Kantona është një personazh karizmatik në Angli. Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail”, ish-futbollisti i Mançester Junajtid ka “sulmuar” trajnerin aktual Murinjo.

Kantona

“Më pëlqen Hoze, ka personalitet, por jo për Junajtid. Ne na duhet Pep Guardiola. Ai është duke bërë mirë në klubin që unë nuk mund t’ia them emrin. Murinjo i bën lojtarët të luajnë në mënyrën e gabuar, pa kreativitet dhe argëtim”, shprehet Kantona duke shfaqur hapur preferencën e tij. Portugezi është vendosur në qendër të sulmeve nga tifozët pasi Junajtid nuk është në pritshmëritë që ata presin në këtë fillim sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"