Kante shtang tifozët, francezi i Çelsit gatuan darkën dhe luan FIFA pasi humbi trenin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 21:02

Kante shtang tifozët, francezi i Çelsit gatuan darkën dhe luan FIFA pasi humbi trenin

Mesfushori i Çelsit, N’Golo Kante, ka bërë që disa tifozë të kalojnë një natë të paharruar. Francezi, pasi fitoi ditën e shtunë ndaj Kardif Sitit në Premier Ligë, ishte rrugës me tren për në Paris, ku do të kalonte pak kohë me familjen e tij.

kante tifozet

Gjithsesi, ai nuk e kapi në kohë trenin, dhe e gjeti veten në Londër, të vetëm duke kërkuar një vend për t’u lutur. Kante ishte parë në një xhami aty pranë, nga një grup tifozësh, dhe më vonë ata e kishin ftuar në shtëpi. Lojtari i Çelsit ishte bashkuar me ta, më vonë edhe kishte gatuar, e më pas të gjtihë kishin nisur të luanin FIFA në “PlayStation”.

_103466166_fan

_103466641_kante

_103467388_fifa2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"