Kante entuziazmon tifozët, heroi i ndeshjes largohet me “MINI Cooper”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 17:58

Kante entuziazmon tifozët, heroi i ndeshjes largohet me “MINI Cooper”

Lojtari më i mirë i gjysmëfinales Çelsi-Real Madrid, N’Golo Kante, u prit me entuziazëm nga tifozët londinezë në daljen e stadiumit “Stamford Bridge” pas kualifikimit të bluve në finale të mërkurën. Modest si përherë, mesfushori francez u largua nga makinën e tij “MINI Cooper”, ndryshe nga shumë kampionë të tjerë, të cilët përdorin automjete të shtrenjta luksoze.

Kante

30-vjeçari prodhoi një tjetër paraqitje fantastike në mesfushën e Çelsit, duke merituar çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes. Kostoja e makinës së kampionit të botës nis nga 16 mijë paund, disa herë më pak sesa “Benltey”- t apo “Ferrarri”-t që përdorin yjet e tjerë të Premier Ligës. Një nga tifozët e spërkati makinën e Kantesë me shampanjë sapo kuptoi që ajo ishte e francezit. Ish-ylli i Lestërit prodhoi edhe një ndeshje tjetër të madhe në “Bernabeu” javën e shkuar, ku ai mbajti nën kontroll Modriçin, Kasemiron dhe Krosin.

Kante ka fituar Premier Ligën si me Lestërin ashtu edhe me Çelsin, por edhe Kupën e Botës me Francën. Champions-i është një trofe që i mungon dhe 30-vjeçari do të ketë mundësinë ta fitojë edhe atë në finalen kundër Sitit më 29 maj. “Ai është një djalë fantastik. Ai është lojtari që të duhet për të fituar trofe.

Jemi shumë, shumë të lumtur që ai luan me ne. Kam luftuar dhe ëndërruar për këtë lojtar në çdo klub që kam drejtuar. Dhe tani ai është futbollisti im. Ka fituar çdo trofe përveç Champions-it dhe shpresoj që ai do të bëjë gjithçka për ta fituar edhe atë”, ishin fjalët e trajnerit Tomas Tuhel.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"