Kanselo vijon të shkëlqejë me Bajernin, por Brazo s’jep shpresa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2023 | 17:33

Kanselo vijon të shkëlqejë me Bajernin, por Brazo s’jep shpresa

Zhoao Kanselo ka vazhduar të dhurojë emocione edhe në takimin e dytë me Bajernin, e përkthyer me asist ndaj Volfsburgut në transfertë.

new-cancelo

Por kjo mbetet vetëm njëra anë e medaljes, pasi së fundmi drejtori sportiv i gjigantëve nga Mynihu e ka bërë të qartë se ata nuk kanë ndër mend të shpenzojnë 70 milionë euro në sigurimin e shërbimeve të mbrojtësit, i cili ende mbetet me letra lojtar i Mançester Sitit.

Pikërisht kjo është klauzola e largimit, pasi formula aktual mbetet vetëm mbi huazimin deri në fund të sezonit. Një rol shumë të rëndësishëm në zgjedhjen e këtij operacioni mund të luajë edhe dëshira e lojtarit. Zhoao pasi zbarkoi në Mynih u shpreh se Bajerni ishte realizimi i një ëndrre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"