Kanë të njëjtin pozicion, Dibala tregon çfarë duhet të bëjë që të luajë së bashku me Mesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Prill 3, 2020 | 22:54


Kanë të njëjtin pozicion, Dibala tregon çfarë duhet të bëjë që të luajë së bashku me Mesin

Paolo Dibala ka deklaruar se kur të luajë bashkë me Mesin në një formacion në kombëtare, ai nuk duhet t’i ngatërrohet nëpër këmbë 6 herë fituesit të Topit të Artë.

dibala

Në një intervistë për mediat argjentinase, Dibala e pranoi se ai dhe Mesi janë shumë të ngjashëm për sa i përket anës taktike, madje duke theksuar se luajnë në të njëjtin pozicion në ekipet përkatëse.

mesi

“Unë dhe Mesi jemi shumë të ngjashëm, për sa i përket anës taktike. Është normale që duhet gjendur mënyra e duhur që të luajmë së bashku. Luaj te Juventusi prej 5 vitesh në këtë rol.

Mesi luan gjithashtu prej 15 vitesh te Barcelona në po këtë rol. Është detyra e trajnerit të gjejë pozicionin e duhur në fushë. E di që më takon mua të gjej mënyrën e duhur që të mos i ngatërrohem nëpër këmbë,” theksoi Dibala.

dibalalala

 

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com