Kanë qenë në provë te Liverpuli dhe Arsenali, zbulohen emrat e 2 talenteve afrikanë që do t’i bashkohen Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 14, 2020 | 17:01

Kanë qenë në provë te Liverpuli dhe Arsenali, zbulohen emrat e 2 talenteve afrikanë që do t’i bashkohen Tiranës

Janë zbuluar emrat e 2 talenteve të tjerë që pritet t’i bashkohen Tiranës. Bëhet fjalë për futbollistët e talentuar ganezë, Isak Gyamfi dhe Ibrahim Sulei.

tirana5

I pari i datëlindjes 9 shtator 2000 dhe luan mesfushor qëndoror, ndërsa tjetri 6 korrik 2001 dhe aktivizohet në repartin difensiv. Ishte menaxheri Hektor Çomo, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, zbuloi 2 futbollistët, ndërkohë që në komentet me miqtë e tij, konfirmon se gjithçka është mbyllur dhe në ditët në vijim pritet që të dy lojtarët t’i bashkohen Tiranës.

Vlen të theksohet fakti se si Gyamfi dhe Sullei janë provuar në 2 klubet prestigjioze angleze si Liverpul dhe Arsenal, po nuk kanë arritur të bindin. Gjithsesi pritet shumë nga këta 2 futbollistë të talentuar. Në klubin bardheblu shpresojnë që ata të kenë fatin e Mervejl apo Kobina, pse jo dhe me lartë.

Hektor Como

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"