Kanë qenë lojtari i 12-të për ekipin këtë sezon, por Tirana rrezikon gjobë prej tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 18:57

Kanë qenë lojtari i 12-të për ekipin këtë sezon, por Tirana rrezikon gjobë prej tifozëve

Bardheblutë do të luajnë të premten në derbin me Partizanin, duke qenë pritës të takimit. Gjithsesi, të gjithë te Tirana janë përgatitur për një gjobë të majme nga disiplina, pas sjelljes së tifozëve në sfidën me Kukësin.86871778_10157314625133650_2705168796150136832_o

Bardheblutë kanë tifozë të jashtëzakonshëm. Tirana sot mund të krenohet që ka numrin më të madh të tifozëve në çdo ndeshje. Përveçse një mbështetje financiare për klubin, ata janë pa dyshim dhe lojtari i 12- të sa herë që kryeqytetasit kanë hasur vështirësi, por në sfidën e fundit kanë hedhur sende të forta në fushën e lojës.

Sezonin e shkuar Tirana ishte më e ndëshkuara në këtë drejtim. Gjashtë takime pa tifozë sezonin e kaluar jo vetëm që nuk sollën para, por e ndëshkuan keq Tiranën edhe nga ana financiare.87189615_10157323193173650_1852679540933918720_o

Për sjelljen e tifozëve, klubi u dënua goxha dhe u ndëshkua gjithsej me 13.5 milionë lekë gjobë. Shkurt, një pjesë e mirë e parave të arkëtuara nga Tirana sezonin e shkuar shkuan në arkat e Federatës Shqiptare të Futbollit që mbushi xhepat me ndëshkimet ndaj skuadrave të kryeqytetit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"