Kanë qenë kundërshtar sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës, te Vllaznia del në skenë emri i mbrojtësit kroat (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 24, 2022 | 14:45

Kanë qenë kundërshtar sezonin e kaluar në Ligën e Konferencës, te Vllaznia del në skenë emri i mbrojtësit kroat (VIDEO)

Një mbrojtës qendre, një mesfushor shkatërrues dhe një sulmues tipik.

MARKO JURIC

Këto janë pozicionet ku Vllaznia do të kërkojë të përforcohet deri në fund të merkatos. Deri më tani janë afruar katër lojtarë, pikërisht mesfushori Lorik Boshnjaku, sulmuesi Kaina Nunjesh, qendërmbrojtësi Dajan Shehi dhe fantazisti nga Tuzi, Kristjan Vulaj.

Ndërkohë, dje ka qarkulluar edhe emri i një kroati për qendrën e mbrojtjes, edhe pse Xhaferi paralajmëroi se do të jetë një lojtar me emër të madh.

Gazeta mëson se bëhet fjalë për 27-vjeçarin Marko Juriç, i cili prej dy sezonesh ka qenë pjesë e Shiroki Brijegut në kampionatin boshnjak.

Kroati Juriç, sipas të gjitha gjasave pritet të mbërrijë sot në Shkodër dhe të prezantohet nga klubi.

Juriç është qendërmbrojtës tipik dhe ka luajtur për disa vite në Kroaci me Lokomotiv Zagreb, NK Dugopolje dhe RNK Split.

Vlen të theksohet se Juriç ka luajtur dy ndeshje si titullar sezonin e kaluar ndaj Vllaznisë në Ligën e Konferencës, ku shkodranët avancuan më tej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"