Kanë pësuar 6 gola këtë sezon, Partizani si kujtim i hidhur për Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2021 | 20:51

Kanë pësuar 6 gola këtë sezon, Partizani si kujtim i hidhur për Kukësin

Dy ndeshje të luajtura deri më tani dhe po kaq humbje ndaj Partizanit këtë kampionat. Të kuqtë janë kundërshtari më i padëshiruar për verilindorët gjatë këtij sezoni, pasi jo vetëm kanë arritur të fitojnë ndaj Kukësit, por kanë shënuar plot 6 gola në portën e mbrojtur nga Dashamir Xhika dhe Angelos Tafa.

auto_auto_Partizani-Kukesi16132978721613481861

Në fazën e parë në stadiumin “Loro Boriçi” fitoi 0-2 Partizani me gola të Lukas Kardozo dhe Theofilus Solomon.

Ndërsa në fazën e dytë në stadiumin “Elbasan Arena”, Kukësi pësoi humbjen më të thellë në historinë 9-vjeçare në elitë, pikërisht me shifrat 4-1, teksa për “demat” shënuan Jasir Asani, Eneo Bitri, Jurgen Bardhi dhe Esat Mala. Golin e vetëm për Kukësin e realizoi Agim Ibraimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"